Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropë

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 15:04
Vladimir Putin

Gazeta gjermane, Bild ka vënë në dukje një sjellje të pazakontë të presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi të mbajtur për sulmin në Oreshnik, pranë lumit Dnipro.

Analiza e mediumit ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e paraqitjes së diktatorit rus, duke nënvizuar detaje të cilat bien në sy për shkak të ndryshimit nga sjelljet e tij të zakonshme publike.

Sipas raportit, fjalimi i 72-vjeçarit zgjati 7 minuta e 45 sekonda. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte fakti që duart dhe gishtat e tij mbetën krejtësisht të palëvizur gjatë gjithë kohës.

Mediumi e ka përshkruar këtë pamje sikur duart ishin të “ngjitura” për tavoline ose të “ngrira” në vend, duke sugjeruar se kjo mund të jetë rezultat i editimit ose ndonjë sjelljeje të qëllimshme për të transmetuar stabilitet.

Kjo sjellje e pazakontë është në kontrast të qartë me gjestet dinamike dhe shpeshherë të animuara që kanë karakterizuar fjalimet e mëparshme të Putinit. Ai njihet për lëvizjet e theksuara të duarve dhe përdorimin e tyre për të shtuar theks emocional në mesazhet e tij, gjë që e bën këtë rast të veçantë dhe të debatueshëm.

Sipas Bild, ky ndryshim mund të jetë shenjë e një ndryshimi më të thellë në gjendjen e tij fizike ose mendore. Disa spekulime sugjerojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të maskuar ndonjë dobësi shëndetësore, ndërsa të tjera aludojnë për një strategji komunikimi të mirë-menduar për të shmangur shfaqjen e pasigurisë.

Çfarëdo qoftë arsyeja, kjo ka ndezur një valë të re spekulimesh mbi gjendjen aktuale të liderit rus, i cili është bërë figurë qendrore në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat