​Rusët “kërcënojnë” Evropën e SHBA me raketën e re, një bazë në BE shpallet cak i mundshëm

Evropë

​Rusët “kërcënojnë” Evropën e SHBA me raketën e re, një bazë në BE shpallet cak i mundshëm

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 15:15
Vladimir Putin

Rusia përdori për herë të parë në sulmin ndaj Ukrainës raketën e re hipersonike Oresnik, rrezja e së cilës, sipas zyrtarëve rusë, është nga 3000 deri në 5500 kilometra, gjë e cila lejon të arrijë objektivat në të gjithë Evropën dhe potencialisht në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, konfirmimi i pavarur i këtyre specifikimeve nuk është i disponueshëm, kështu që ky informacion duhet të trajtohet me kujdes.

Gjenerali Sergei Karakayev, komandanti i forcave raketore strategjike të Rusisë, tha se raketa Oresnik mund të sulmojë objektivat në të gjithë Evropën dhe se sistemet kundërajrore nuk mund ta ndalojnë.

Presidenti Vladimir Putin, në një deklaratë të premten theksoi se testimi i Oresnik do të vazhdojë, përfshirë në kushte luftarake, në varësi të kërcënimeve të sigurisë. Lëshimi i parë i kësaj rakete u bë në kuadër të sulmit rus ndaj Ukrainës.

SHBA ka përshkruar armën si eksperimentale, duke vënë në dukje se Rusia aktualisht ka një rezervë të kufizuar.

Kur flasim për kërcënimet ruse me rrezen e Oresnikut, ditëve të fundit Rusia përsëri shënoi një bazë si një nga objektivat kryesore të një sulmi të mundshëm. Bëhet fjalë për bazën raketore amerikane në Redzikow në veri të Polonisë.

Pala polake thekson se baza në Redzikow është pjesë e sistemit të mbrojtjes Aegis Ashore të NATO-s, që synon të mbrojë nga raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme dhe nuk përbën kërcënim. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake theksoi se në bazë nuk ka raketa bërthamore dhe se funksioni i saj është ekskluzivisht mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat