Dronët rusë sulmojnë Kievin gjatë natës, vriten tre persona në Herson

Evropë

Dronët rusë sulmojnë Kievin gjatë natës, vriten tre persona në Herson

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 14:30
Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës prej muajsh, duke i detyruar ukrainasit të gjejnë zgjidhje të improvizuara për të siguruar rrymë.

Rusia e sulmoi të dielën kryeqytetin e Ukrainës me dhjetëra dronë, duke i vazhduar bombardimet shkatërruese ndaj Kievit dhe rrjetit të tij energjetik, thanë zyrtarët.

Derisa nuk u raportua për viktima në Kiev, në qytetin jugor të vendit, Herson, u vranë të paktën njerëz dhe u plagosën shtatë të tjerë nga sulmet ruse, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Produkin.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia i përdori në përgjithësi 78 dronë për të kryer sulme në gjithë vendin gjatë natës. Sipas saj, 32 prej atyre dronëve u rrëzuan, ndërsa 45 të tjerë u “zhdukën”.

Prej muajsh, Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa, duke synuar jo vetëm vendet ushtarake, por edhe infrastrukturën energjetike, në përpjekje që duket se synon të demoralizojë dhe të lodhë popullsinë civile.

Ekspertët kanë paralajmëruar se pjesë të mëdha të Ukrainës mund të përballen me ndërprerje të ngrohjes ose rrymës gjatë dimrit.

Ukraina ka përdorur dronët e saj për ta goditur infrastrukturën ruse dhe objektiva të tjera përtej kufirit. Në rajonin Briansk, një fëmijë raportohet se u vra nga një dron ukrainas mëngjesin e së dielës, tha guvernatori Alexander Bogomaz në një postim në Telegram.

Ndërkohë, në Kiev, zyrtarët më të rinj të Bashkimit Evropian mbërritën për të treguar solidaritet me udhëheqësinë ukrainase. Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ndodhi në ditën e tyre të parë në punës.

“Që nga dita e parë e luftës, BE-ja ka qëndruar përkrah Ukrainës”, tha Costa në një postim në X. “Që nga dita e parë e mandatit tonë, po riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas”.

Si Kallas ashtu edhe Costa kanë qenë mbështetës të fortë të Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurtit 2022.

Bashkimi Evropian thotë se institucionet e tij dhe vendet anëtare kanë ofruar rreth 133 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të plotë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat