Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar sot me presidentin e ri të Këshillit të BE-së, Antiono Costa në Kiev.
Costa është shoqëruar bashkë me përfaqësuesen e re të lartë për punët e jashtme, Kaja Kallas, shkruan SkyNews.
Zelensky tha se lufta e presidentit rus, Vladimir Putin është “gjithashtu kundër një Evrope të bashkuar” dhe theksoi nevojën që kontinenti të “forcohet” dhe të qëndrojë së bashku.
“Unë jam mirënjohës për mbështetjen që Ukraina ka marrë që nga dita e parë e pushtimit të plotë të Rusisë”, shtoi ai.