Notre Damenuk është ndonjë kishë e zakonshme, por një pasuri e shenjtë kombëtare e Francës. Për këtë arsye presidenti francez Emmanuel Macron menjëherë pas zjarrit katastrofik më 16 prill 2019 iu drejtua me një fjalim kombit të shokuar duke premtuar: Brenda pesë vjetësh kisha gotike ipeshkvnore e dëmtuar rëndë do të rinovohet dhe rindërtohet e madje do të jetë "më e bukur se më parë".
Për këtë "projekt kombëtar" janë derdhur shumë para. Praktikisht nuk ekzistuan aspak pengesa burokratike. Si rrjedhojë punimet e planifikuara me saktësi iu përmbajtën me pëpikmëri planit kohor deri në fund, të paktën zyrtarisht. Më 7 dhjetor 2024 tani Notre Dame inagurohet me një ceremoni festive në prani të një sërë krerësh të shteteve dhe qeverive.
Në minutën e fundit – përmes rrjetit social Truth – ka komunikuar pjesëmarrjen edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump. Macron ka bërë me restaurimin "një punë të përkryer", shkruan Trump. Parisi gjatë ceremonisë së inagurimit i ngjan një fortifikate: Rreth 6000 forca të sigurisë janë mobilizuar.
Restauruar e pastruar në detaje nga pluhuri shekullorFotografi: Julio Piatti/Xinhua/picture alliance
Në prani të pesonaliteteve të shumta në sheshin përpara katedrales presidenti Macron do të mbajë një fjalim. Katedralja i përket shtetit. Një ditë më pas kryepeshkopi Laurent Ulrich do të mbajë një meshë festive, ku do të inagurohet edhe altari i ri.
Kisha e vjetër në shkëlqim të ri
Kush e ka parë Notre Dam në gjendjen e shkatërruar nga zjarri, do të habitet: Muret janë pastruar nga pluhuri dhe ndotjet shekullore. Dritaret e pastruara mundësojnë që në katedrale të hyjë më shumë dritë se përpara, gjë që u jep një tjetër shkëlqim e freski ngjyrave dhe afreskeve. Edhe 2300 statujat dhe 8000 gypat e organos janë pastruar. Së fundi u vendosën dhe 1500 karrike të reja, që më parë u bekuan. Njëmijë metër kub gurë është dashur të lëvizen dhe të vendosen 2.000 ton skela, të cilat sërish janë hequr. Gati 250 sipërmarrje dhe atelie kanë marrë pjesë në punimet e restaurimit.
Kush e kish menduar, që kisha e ndërtuar mes viteve 1163 deri më 1345 do të kthehej një ditë në "kantjerin e shekullit"? Deri tani kostot e restaurimit përllogariten rreth 700 milion euro. Në një aksion të pashembult donacionesh u mblodhën gjithsej rreth 840 milion euro. Me 150 milion eurot e mbetura do të realizohen edhe punimet për restaurimin gjithësesi të nevojshëm të absidës dhe kolonat amortizuese. Punimet në këtë segment do të fillojnë pas rihapjes dhe do të vazhdojnë edhe për tre vjet.
Pothujase pesë vjet kanë kaluar që nga 15 prilli 2019 - natën kur Parisi dhe pjesa tjetër e botës panë që Notre-Dame u përfshi nga flakët- shkaqet e zjarrit ende janë nën hetim. Shkaku i zjarrit në atë moment ende nuk është sqaruar.
Imazhet e katedrales në flakë u panë nga gjithë bota,ato shkaktuan hidhërim dhe një valë gatishmërie për ndihmë.
Notre Dame - Katedralja ikonë
Katedralja e Parisit njihet në gjithë botën dhe ka rëndësi të madhe kulturore. Romancieri francez, Victor Hygo (1802–1885) e ka përjetësuar madhështinë e kishës në një roman historik. Më vonë „Këmbanaxhiu i Notre Damit", në shqip i njohur si „Katedralja e Notre Damit", është kthyer shumë herë në film. Kompozitori austriak Franz Schmidt (1874-1939) shkroi duke u bazuar në romanin e Hygoit, operën romantike "Notre Dame". Napoleon Bonaparte (1769-1821) u kurorëzua në kishën gotike si monark i gjithë francezëve, siç pati bërë dikur më parë Mbreti angelz Heinrich VI (1421-1471). Efekti kulturor dhe identitar i kishës së ndërtuar nga 1163 deri 1345, është i madh sa më nuk bëhet. Silueta e saj ngrihet dhe sot mbi ishullin e Senës, Île de la Cité, në qendrën historike të Parisit./DW