Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të përsëriten nga e para. Këtë e vendosi dy javë pas votimeve gjykata Supreme. Gjyqtarët argumentuan vendimin me zbulimet e shërbimit sekret rumun, sipas të cilit vendi është bërë objektiv i një "sulmi agresiv hibrid rus".
Dokumentat e vëna në dispozicion të shërbimit ekret, tregojnë se, ekstremistii djathtë dhe kandidati pro-rus për president Calin Georgescu u mbështet masivisht në rrjetet sociale si Tiktok dhe Telegram gjatë fushatës elektorale në Rumani. Kjo është bërë me ndihmën e llogarive të koordinuara, algorimeve këshilluese dhe me reklamë të paguar.
Fitorja e befasuese e ekstremistit të djathtë
Një fondamentalist i djathtë dhe i krishterë ortodoks, praktikisht i injoruar nga politikanët dhe mediat kryesore, i cili e admiron Putinin po aq sa legjionarët rumunë fashistë të periudhës mes luftërave, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani dhe askush nuk qe në gjendje ta parashikonte.
Calin Georgescu, i lindur në vitin 1962, me profesion inxhinjer agronomie, i pavarur, por aktiv në skenën e ekstremit të djathtë të Rumanisë prej disa vitesh, mori rreth 23% të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës (24.11.2024). Në sondazhet para zgjedhjeve për një kohë të gjatë ai nuk kishte luajtur thuajse asnjë rol dhe kohët e fundit kishte marrë nga katër deri në shtatë për qind. Ai nuk bëri fushatë të vërtetë elektorale, nuk kishte parti apo organizatë pas vetes dhe thuajse nuk ishte prezente në mediat tradicionale.
Në vend të kësaj, javët e fundit ai tërhoqi vëmendjen para së gjithash me video në TikTok, të cilat janë shpërndarë qindra mijëra herë.
Roli i rrjeteve sociale
Në një thriller të vërtetë elektoral për vendin e dytë, kandidatja Elena Lasconi, e partisë reformiste liberale-progresive BashkimiShpëton Rumaninë (USR), mori 19.17% me një avantazh prej vetëm rreth 2000 votash
Një javë pas raundit të parë të presidencialeve në Rumani u zhvilluan edhe zgjedhjet parlamentare (30.11.2024), në të cilat partitë ekstremiste të djathta dolën gjithashtu me rezultate të mira.
Për të dielën (8.12.2024) ishte planifikuar balotazhi presidencial, ku do të përballeshin Elena Lasconi e qendrës së djathtë me ekstremistin e djathtë Calin Georgescu. Por tani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese procesi elektoral do të anulohet tërësisht dhe gjithçka do të nisë nga e para. Sipas gjyqtarëve konstitucionalistë, në këtë mënyrë duhet të garantohet korrektësia e procesit elektoral në Rumani./DW