Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë në Hagë të Holandës të shtunën në mëngjes.
Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se katër persona të paktën raportohen të jenë lënduar nga shpërthimi në fjalë, ndërtesa poashtu është përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës.
Deri tani ende nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Televizioni NOS intervistoi një banor i cili tha se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërë thirrje për ndihmë teksa ndërtesa digjej.
Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale, shkruan Reuters.