Dronët detarë të marinës ukrainase kanë kryer sulme ndaj sistemeve ruse të vëzhgimit të vendosura në platformat e gazit të pushtuara nga Rusia pranë brigjeve të Krimesë.
Komandanti i Marinës së Ukrainës, zëvendësadmirali Oleksiy Neizpapa, raportoi për sulmin në rrjetet sociale.
Ai shkroi se gjuetia për armiqtë në Detin e Zi vazhdon dhe se dronët detarë të Marinës së Ukrainës kanë nisur sulme ndaj objektivave ruse.
“Sistemet e vëzhgimit të armikut të vendosura në platformat e gazit përgjatë bregdetit të Krimesë së pushtuar përkohësisht janë shkatërruar”, theksoi komandanti.
Siç raportoi më parë Ukrinform, shpërthime u dëgjuan në Kerch, gjegjësisht në zonën e kantierit detar Zaliv.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.