Dosja “Sky ECC” në Greqi, 47 përdorues ende të paidentifikuar! 3 prej tyre me role kyçe në organizatat e trafikut të drogës

Evropë

Dosja “Sky ECC” në Greqi, 47 përdorues ende të paidentifikuar! 3 prej tyre me role kyçe në organizatat e trafikut të drogës

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Në dosjet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, që çuan në dhjetëra arrestime në Greqi, të dyshuarit si anëtarë të një organizate kriminale që merret me trafikimin ndërkombëtar të drogës mes Greqisë, Shqipërisë dhe Spanjës, janë identifikuar të paktën 47 përdorues të platformave të kriptuara, ende të paidentifikuar.

Dy prej tyre, përdorues të “Sky ECC”, konsiderohen furnizues të rëndësishëm të lëndëve narkotike për dy grupe kriminale, njëri i drejtuar nga Aleksandër Pando dhe tjetri nga Denis Grabocka dhe Andon Salati, raporton News24.

Po ashtu, një përdorues tjetër i paidentifikuar i platformës “Encrochat” është lidhur si ndërmjetës për transferimin e shumave të mëdha parash përmes sistemit “Hawala”, duke përdorur një dyqan në rrugën “Axarnon nr.101” në Athinë.

Për të gjithë këta personazhe të paidentifikuar, autoritetet greke po punojnë për të lidhur kodet e tyre me emrin konkret me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat