​Parandalohen sulmet e planifikuara nga grupi mercenar pro-rus në Bukuresht

Evropë

​Parandalohen sulmet e planifikuara nga grupi mercenar pro-rus në Bukuresht

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Sulmet e planifikuara të një grupi mercenar pro-rus në kryeqytetin rumun Bukuresht u penguan.

Grupi i udhëhequr nga Horatiu Potra, mercenar rumuno-francez i përfshirë aktivisht në luftën civile në Kongo dhe i lidhur me grupin mercenar rus Wagner, u kap nga policia në provincën Ilfov, në rrugë drejt Bukureshtit, raporton Antena3.

Gjatë kontrollit të automjeteve të anëtarëve të grupit, policia gjeti dhe sekuestroi disa armë zjarri, disa sëpata, shpata, hanxhar dhe thika, si dhe droga të ndaluara.

Potra u dërgua në një stacion policie për t'u marrë në pyetje, së bashku me 13 të tjerë.

Potra është i njohur për mbështetjen e tij të hapur për Calin Georgescu, kandidatin ultranacionalist që fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, si dhe për simpatitë e tij pro-ruse.

Më parë të premten, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuar për të dielën, si dhe rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 24 nëntorit.

Vendimi erdhi pasi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare deklasifikoi dokumentet e shërbimit sekret të mërkurën, të cilat zbuluan ndërhyrjen e një "aktori shtetëror" në procesin zgjedhor të Rumanisë.

Dokumentet zbuluan gjithashtu rrjetin që qëndron pas kandidatit të pavarur ultra-nacionalist Calin Georges.

Të njëjtën ditë, presidenti Klaus Iohannis tha se Georgescu mbështetej nga një shtet i huaj, duke përmendur provat e mbledhura dhe të paraqitura atij nga shërbimet kompetente të sigurisë dhe inteligjencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat