Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, i njohur për qëndrime pro-ruse, është shtruar sot në spitalin e Beogradit për shkak të dhimbjeve akute dhe sipas diagnozës së parë, pas përgatitjeve të nevojshme do të vijojë një operacion në ezofag dhe stomak.
Kabineti i Presidentit të RS-së njoftoi se Dodik është ekzaminuar sot pasdite në Beograd, pas së cilës është shtruar në spital.
“Sipas diagnozës së parë, pas përgatitjeve të nevojshme do të bëhet një operacion në ezofagun dhe stomakun e presidentit Dodik. Publiku do të informohet me kohë për gjendjen shëndetësore të Presidentit të RS-së”, thuhet në komunikatë.
Dodik në spital është vizituar nga miku i tij presidenti serb Aleksandar Vuçiq, një tjetër mbështetës pro-Moskës dhe Vladimir Putin.