Dy persona kanë vdekur dhe tre rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një depo karburanti pranë Firences, thanë autoritetet.
Nëntë persona janë plagosur gjithashtu nga shpërthimi, raporton Yahoo.
Nga shpërthimi thuhet se u thyen xhamat e shtëpive aty pranë.
Grupi italian i energjisë Eni, i cili zotëron vendin, tha se zjarri shpërtheu të hënën në mëngjes në një depo karburanti në Calenzano.