Erdogan thotë se Turqia do të hapë kufirin me Sirinë për kthimin e refugjatëve

Evropë

Erdogan thotë se Turqia do të hapë kufirin me Sirinë për kthimin e refugjatëve

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 19:21
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se do të hapë kufirin me Sirinë që është mbyllur prej vitit 2013, për të lejuar kthimin e sirianëve në shtëpi pas ndryshimit te regjimit.

“Ne do të kujdesemi për procesin e kthimit vullnetar të refugjatëve, në mënyrë që të ketë avantazhe për historinë e kulturën tonë, pas mikpritjes tonë të jashtëzakonshme 12 vjeçare”, tha Erdogan duke iu referuar kohës së ardhjes së refugjatëve sirianë gjatë luftës së nisur në 2011.

“Do të hapim portat kufitare të pikës Jayladağı për të parandaluar ngjeshjen dhe lehtësimin e trafikut”, shtonte presidenti turk.

Turqia e cila ka një kufi të gjatë me Sirinë, ka pritur rreth tre milionë refugjatë që prej luftës brutale në vend, një pjesë e të cilëve besohet se dëshirojnë të kthehen pas largimit të Assad nga pushteti, shkruan rrejti AFP.

Megjithse nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në operacionin rebel që solli rrëzimin e Assad, Turqia ka shprehur mbështetje për të, duke thënë se do të lejojë refugjatët të kthehen në shtëpi.

“Era e ndryshimit në Siri do të jetë me avantazh për Sirianët, veçanërisht për refugjatët. Me riafrimin gradual të stabilitetit, kthimet vullnetare në Siri do të shtohen dhe pritja 13 vjeçare e refugjatëve për atdheun e tyre do të marrë fund”, shtoi Erdogan, sipas rrjetit AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat