Edhe Italia ndalon kërkesat për azil nga sirianë

Evropë

Edhe Italia ndalon kërkesat për azil nga sirianë

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Italia është vendi i fundit që ka ndërprerë kërkesat për azil nga Siria, pas përmbysjes së regjimit të Asadit, përcjell Bota sot.

“Qeveria vendosi, ngjashëm me partnerët e tjerë evropianë, të pezullojë procedurat për aplikimet për azil nga Siria”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë lënë në pritje aplikimet për azil nga sirianë deri në një njoftim të dytë.

Franca tha se shpresonte të shpallte një vendim të ngjashëm së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat