Italia është vendi i fundit që ka ndërprerë kërkesat për azil nga Siria, pas përmbysjes së regjimit të Asadit, përcjell Bota sot.
“Qeveria vendosi, ngjashëm me partnerët e tjerë evropianë, të pezullojë procedurat për aplikimet për azil nga Siria”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë lënë në pritje aplikimet për azil nga sirianë deri në një njoftim të dytë.
Franca tha se shpresonte të shpallte një vendim të ngjashëm së shpejti.