Një video amatore shfaq momentin kur një pensionist goditet dhe hidhet disa metra larg, kur shoferi i një BMW-je që po ikte nga policia britanike e godet derisa po ecte në trotuar.
Viktima në të 60-at, po ecte në trotuar kur shoferi Sohail Afzal, 33-vjeç, e goditi direkt me veturë – ku nga përplasja “fluturoi” mbi dy metra në ajër.
Gjatë 6 nëntorit, policia britanike tentoi të ndalë një BMW të gjelbër, por Afzal nuk iu bind urdhrave dhe tentoi të largohet nga rruga Normanton në Derby.
Gjatë ndjekjes së tij, Afzal humbi kontrollin para semaforit që ishte në të kuqen dhe kështu u fut në trotuar duke e goditur nga pas të moshuarin.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. E polici që po e ndiqte të dyshuarin vrapon për ta ndihmuar të moshuarin.
Ai është dërguar në spitalin e Nottinghamit pasi kishte pësuar lëndime serioze. E Afzal u arrestua disa orë më vonë dhe pranoi se ka kryer vozitje të rrezikshme.
U dënua me dy vite e gjysmë burgim, dhe i është ndaluar posedimi i patentë shoferit për tre vite dhe katër muaj.