Inteligjenca ukrainase SBU ka publikuar sot pamjet të dronët ujor të njohur si Sea Baby, duke shkatërruar helikopterët dhe anijet ruse në Krimenë e pushtuar.
Pamjet janë filmuar gjatë 6 dhjetorit në brigjet e Kerçit në lindje të Gadishullit, ku helikopterët, aeroplanët dhe anijet patrulluese tentuan të ndalin dronët ujor të ukrainasve.
“Pilotët rusë menduan se do të jetë një gjueti e lehtë, por ata ishin vetë ata që e pësuan nga dronët ujor që hapën zjarr mbi ta”, u tha nga SBU-ja.
Dronët ujor ishin pajisur me mitralozë të kalibrit të madh që komandoheshin nga distanca, kurse bazuar në bisedat e përgjuara të rusëve, helikopterët e tyre janë dëmtuar rëndë.
Madje theksohet se disa nga anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë plagosur nga rrëzim i fluturakeve.