Goditet “mafia” e lejeve të ndërtimit në Greqi, sekuestrohet mbi 1 milion euro cash, 21 të arrestuar

Evropë

Goditet “mafia” e lejeve të ndërtimit në Greqi, sekuestrohet mbi 1 milion euro cash, 21 të arrestuar

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

21 persona janë arrestuar në Greqi për pjesëmarrje në grupin e punonjësve të shërbimeve urbanistike të Halkidikisë, të cilët akuzohen se kanë miratuar përmes korrupsionit leje ndërtimi.

Në qendër të “biznesit” ishin planifikimi urban i Bashkive Sithonia dhe N. Propontis të Halkidikisë, ndërsa u konfiskua shuma prej 1 milionë euro cash.

Mes të arrestuarve janë gjashtë punonjës të dy autoriteteve specifike të urbanistikës (mes tyre drejtues të tyre), dy të afërm të punonjësve, një ish-kryetar bashkie (si inxhinier) dhe 12 individë privatë – inxhinierë.

Anëtarët e grupit dyshohet se kanë kërkuar nga 150 deri në 20 mijë euro si tarifë për të përshpejtuar ose miratuar veprimet dhe ndërtimet e paligjshme, zbuloi hetimi i policisë. Përfitimet financiare merreshin për përpunimin me përparësi të akteve administrative dhe në nxjerrjen e akteve administrative anashkaluese ose në kundërshtim me procedurën ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat