Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, ka konfirmuar se Bashar al-Assad ndodhet në Rusi.
Sergei Ryabkov i tha NBC News, se Rusia e transportoi Assadin atje “në mënyrën më të sigurt të mundshme”.
“Ai është i siguruar dhe kjo tregon se Rusia vepron siç kërkohet në një situatë kaq të jashtëzakonshme”, tha ai.
“Nuk e kam idenë se çfarë po ndodh me të tani”, tha Ryabkov, duke shtuar se “do të ishte shumë e gabuar për mua të shtjelloja se çfarë ndodhi dhe si u zgjidh”.
I pyetur nëse Rusia do ta dorëzonte Assadin për gjykim, Ryabkov tha: “Rusia nuk është palë në konventën që themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.
Regjimi i Asadit është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut, sinjalizuesit dhe ish-të burgosurit për sulme me armë kimike dhe krime të tjera lufte, si dhe për vrasje, tortura sistematike dhe zhdukje me forcë.
Më herët është raportuar se në Moskë ndodhen edhe bashkëshortja e Asadit, Asma dhe dy fëmijët e tyre.