Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot shpërthimin e papritur të një shtëpie në Ilford në verilindje të Londrës, pasi zjarrfikësit ishin thirrur në vendngjarje për të luftuar një zjarr.
Zona është rezidencë e shumë emigrantëve shqiptarë.
Shpërthimi hodhi në ajër çatinë e shtëpisë teksa automjetet dhe një autobus kalonin në rrugën para saj.
Mëngjesin e sotëm shtëpia ishte rrethuar nga autoritetet, teksa imazhet tregonin dëmin e shpërthimit, që fatmirësisht raportohet se nuk shkaktoi pasoja në njerëz.
Zjarrfikësit ishin thirrur ne adrese pas rënies së alarmit të zjarrit pasditen e djeshme.
Në pamjet e shpërthimit nga kamerat e automejteve, shihen këmbësorë që vrapojnë të trembur nga plasja dhe xhamat e thyer të dritareve.