Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë në objektet energjetike të Ukrainës të premten në mëngjes, tha ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.
“Armiku vazhdon terrorin e tij.
Edhe një herë, sektori i energjisë në të gjithë Ukrainën është nën sulm masiv,” shkroi Galushchenko në një postim në Facebook, shkruan Reuters.
Sistemi energjetik i Ukrainës ka pësuar tashmë 11 valë sulmesh ruse këtë vit, të cilat kanë shkaktuar dëme të përhapura dhe ndërprerje të gjata të energjisë në të gjithë vendin.