​Bundesbank për ekonominë gjermane: E ardhmja, edhe më keq

Evropë

​Bundesbank për ekonominë gjermane: E ardhmja, edhe më keq

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Banka qendrore gjermane uli sot parashikimin e saj të rritjes për vitin e ardhshëm në 0.2 për qind, nga 1.1 për qind.

Deutsche Bundesbank ka thënë se 2024 nuk ishte vit i mirë për ekonominë gjermane dhe 2025 nuk ka gjasa të jetë shumë më i mirë.

Ajo tani pret që ekonomia të bjerë lehtë këtë vit me 0.2 për qind, ndërsa më parë priste rritje 0.3 për qind.

"Ekonomia gjermane nuk po lufton vetëm me probleme të vazhdueshme ekonomike, por edhe me probleme strukturore," tha presidenti i Bundesbank Joachim Nagel, i cili gjithashtu paralajmëroi se ekonomia gjermane shumë e varur nga eksporti.

Bundesbank vuri në dukje se tregu i punës, i cili më parë pritej të mbështeste rimëkëmbjen pas pandemisë COVID, tani po dobësohet gjithashtu dukshëm.

Papunësia është tashmë në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, në 6.1 për qind të fuqisë punëtore dhe një valë njoftimesh nga puna në sektorin e prodhimit, veçanërisht në industrinë e automjeteve, veçanërisht në Volkswagen, ka shqetësuar klasën politike dhe ka tronditur besimin e konsumatorëve.

Pas shumë vitesh treguesish shumë të favorshëm në tregun e punës, ky përkeqësim duket veçanërisht i dukshëm”, thuhet në raport.

Bundesbank i kushtoi një pjesë të raportit kërcënimit të tarifave tregtare nga tregu i saj më i madh i eksportit – SHBA, duke thënë se ekonomia gjermane "ka të ngjarë të pësojë dëme të konsiderueshme" nëse administrata e Donald Trump shkon përpara me tarifa të përgjithshme siç ishte premtuar.

Vlerësohet se kjo mund të zvogëlojë produktin e brendshëm bruto midis 1.3 dhe 1.4 për qind deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat