Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga BP në Gjermani

Evropë

Dyfishohet numri i migrantëve të punës nga BP në Gjermani

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

"Sukses i plotë" i Rregullores së Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për punëtorë nga BP.

Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në qershor të këtij viti është dyfishuar numri i punëtorëve nga rajoni në Gjermani. Nga qershori deri në nëntor 2024 autoritetet gjermane dhanë 25.000 leje pune për qytetarë nga Shqipëria,  Kosova,  Serbia,  Maqedonia e Veriut,  Bosnja,  Mali i Zi,  aq sa për të gjithë vitin e kaluar. 

Kërkohet zgjerim i Rregullores

Të dhënat dalin nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës sipas një kërkese të liberalëve. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor e ofruar nga qeveria gjermane në vitin 2016 u ofrua për të ulur numrin e kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit. Ajo cilësohet si "sukses i plotë" nga zëvendëskryetari i partisë liberale, Konstantin Kuhle, i cili kërkoi madje rritjen edhe më tej të kontigjentit të punëtorëve jo vetëm nga Ballkani, por edhe vende të tjera.

"Kuptimi i kësaj rregulloreje të Balkanit Perëndimor është që duke lehtësuar qasjen në tregun gjerman të punës të reduktojmë migracionin e parregullt në sistemin e azilit." Kjo rregullore mundëson marrjen e vizës së punësimit në Gjermani pavarësisht kualifikimit. Kusht për këtë është një ofertë konkrete pune apo një kontratë pune./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat