Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek.
Ngjarja ka ndodhur kur dy personat po ngjiteshin në një ujëvarë të ngrirë në malin Gaustatoppen, në Norvegji, raporton BBC .
Ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e personit që humbi jetën prej ditësh, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Mediat lokale raportuan se një ortek goditi malin në provincën Telemark në Norvegjinë jugore.
Ekipet e shpëtimit e transportuan alpinistin tjetër, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.