Macron në Londër të dielën në një takim të liderëve evropianë

Evropë

Macron në Londër të dielën në një takim të liderëve evropianë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 08:30
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Londër të dielën me ftesë të kryeministrit britanik Keir Starmer, njoftoi Pallati Elysee.

Macron do të marrë pjesë në një takim të liderëve evropianë në Londër, njoftoi Reuters, duke cituar një burim në Pallatin Elysee.

Starmer tha të mërkurën se do të presë liderët e Italisë, Gjermanisë, Polonisë dhe aleatëve të tjerë të dielën, më 2 mars, për të diskutuar se si t’i përgjigjen përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat