Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën ‘në bord’, thotë kryediplomatja e BE-së

Evropë

Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën ‘në bord’, thotë kryediplomatja e BE-së

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 08:46
Kaja Kallas

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka përsëritur se “që çdo lloj marrëveshje të funksionojë në tokën evropiane, duhet që edhe evropianët të bien dakord me të”.

Kallas i tha BBC-së, se arritja e marrëveshjeve për burimet minerale varet nga Ukraina, por çdo marrëveshje paqeje “do të kishte nevojë për evropianët në bord”.

Kallas ishte planifikuar të takohej me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio të mërkurën për të diskutuar gjendjen e luftës në Ukrainë, por takimi u anulua befas, me të dyja palët duke përmendur çështjet e planifikimit.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, liderët evropianë kanë bërë thirrje që çfarëdo marrëveshje për Ukrainën duhet të përfshihet edhe BE-ja.

Në anën tjetër një takim mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë është mbajtur javë më parë në Arabinë Saudite – duke u lënë jashtë edhe Ukraina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat