Britania mbështet armëpushimin, Starmer: Ta kthejmë në paqe afatgjatë

Evropë

Britania mbështet armëpushimin, Starmer: Ta kthejmë në paqe afatgjatë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 09:47
Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të “bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim” – duke iu referuar zhvillimeve të fundit.

“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha ai.

“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe të rihapim Ngushticën e Hormuzit.”

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat