Visar Azemi kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka takuar disa nga emrat më të shquar të sportit në Ferizaj, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sporteve në këtë qytet.
Në një postim në Facebooj, Azemi tha se prania e trajnerëve dhe udhëheqësve të klubeve të ndryshme, si dhe nismëtarëve të sporteve, në këtë takim është dëshmi e pasionit dhe angazhimit të tyre për sportin dhe rininë tonë
“Kënaqësi e madhe të nis ditën me liderët e sportit në Ferizaj!
Në kushte të okupimit, ata kanë mbajtur gjallë sportin dhe kanë ofruar mundësi për zhvillim dhe arritje të jashtëzakonshme për brezat e rinj”, ka shkruar ai.