Policia në Ferizaj sot ka gjobitur një person në Koshare, pasi po drejtonte kamionetën duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacionin.
“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare kanë ndaluar shoferin Z.H (M/K) i moshës 55 vjeçar, i cili po drejtonte kamionetën me targa vendore, duke transportuar ngarkesë të llamarinës jashtë përmasave të lejuara, ku me këtë rast ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, thuhet në komunikaten e policisë.
Shoferit iu shqiptua një gjobë kundërvajtëse prej 40 eurosh, ndërsa personi juridik që kishte lejuar këtë transport u gjobit me 300 euro.
Policia vazhdon apelimin për respektimin e rregullave në rrugë për të siguruar sigurinë e të gjithëve.