BE aktive për promovimin e të drejtave të njeriut, katër filma evropian me tematikë të LGBT dhe fuqizimin e gruas

Filma

BE aktive për promovimin e të drejtave të njeriut, katër filma evropian me tematikë të LGBT dhe fuqizimin e gruas

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 17:25
Zëvendës shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova

Katër filma evropian me tematikë të LGBT janë shfaqur sot në kuadër të Festivalit të Filmit Evropian, i cili është pjesë e festivalit FemARt, i cili ka për qëllim fuqizimin e gruas.

Zëvendës shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova derisa ka theksuar rëndësinë e këtij festivali ka thënë se është veçanërisht i rëndësishëm duke shfaqur filma që tregojnë histori të qëndrueshmërisë, identitetit dhe përvojave të grave dhe gjithashtu të individëve LGBTdhe fuqizimin e gruas.

Palatova: Jemi vërtet krenarë që këtë vit Festivali i Filmit Evropian ka qenë pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm

“Jemi vërtet krenarë që këtë vit Festivali i Filmit Evropian ka qenë pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm. Sepse siç e shohim kinemaja është një aftësi unike për të kaluar kufijtë, gjuhët dhe dallimet. Na ndihmon të përjetojmë. Inkurajojmë ndjeshmërinë dhe na hap mendjen ndaj perspektivave të reja. Festivali i sotëm i Filmit Evropian është veçanërisht i rëndësishëm duke shfaqur filma që tregojnë histori të qëndrueshmërisë, identitetit dhe përvojave të grave dhe gjithashtu të individëve LGBT. E panevojshme të nënvizohet se Bashkimi Evropian është shumë aktiv që promovon të drejtat e njeriut, promovon barazinë gjinore dhe promovon diversitetin. Ne jemi të bashkuar dhe diversiteti dhe me të vërtetë ne luftojmë të gjithë diskriminimin, qoftë ai orientimi seksual apo identiteti gjinor. Nëpërmjet nismave të tilla ne duam të promovojmë dhe nxisim dialogun, ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin”, tha ajo.

I ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher është shprehur krenar që Ambasada Gjermane mund të jetë pjesë e FemART-it përmes dokumentarit të shfaqur.

Bottcher: Jam krenar që Ambasada Gjermane mund të jetë pjesë e FemART-it përmes këtij dokumentari

“Është një kënaqësi e vërtetë për mua të jem sot këtu në festivalin FemART, veçanërisht nën këtë temë "Motërzimi: n'Kohë Lufte Dhe Paqe". Ideja e motërzimit, mbështetjes së njëra-tjetrës, qëndrimit besnik së bashku është veçanërisht sot, ndërsa ne do të shikojmë ndër të tjera. Për të parë 'Tre gra dhe lufta', filmi tregon një histori të pabesueshme 04:23 që raportuan nga vijat e para të Luftës së Dytë Botërore...04:59 Jam shumë krenar që Ambasada Gjermane mund të jetë pjesë e FemART-it përmes këtij dokumentari dhe që ky dokumentar është pjesë e Festivalit të Filmit Evropian edhe këtë vit”, tha ai.

Filmat e shfaqur sot janë "Të trajnuara për të parë: Tre gra dhe lufta". Më pas janë shfaqur dy filma të shkurtër nga Belgjika "Rrëfimi im" dhe "Një motër". Dhe do të përmbyllet me “E përkohshmja” nga Spanja, një film me metrazh të shkurtër nga Spanja.

Pas përfundimit të shfaqjes së filmave, do të ketë një pritje të organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Ky është pjesë e edicionit të dymbëdhjetë të FemART. Festivali i filmit të BE-së filloi në 1985, ai sjell më të mirat e kinemasë evropiane në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat