Kosova me një kampion e katër nënkampionë në FIA CEZ

Formula 1

Kosova me një kampion e katër nënkampionë në FIA CEZ

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 00:04
Pamje nga një garë

Garuesit kosovarë kanë pasur paraqitje shumë të mira në shtigjet evropiane të automobilizmit dhe në fund të kampionatit të FIA CEZ, e kemi një kampion dhe katër nënkampionë.

Valon Jaha me BMW-në e tij është kampion në Grupin 4 me 55 pikë, duke lënë prapa kroatin Boris Katic e austriakun Christian Schneider, me nga 50 pikë.

Liridon Kalenderi (realisht nuk e ka pasur synim Kampionatin e FIA CEZ dhe mori pjesë në vetëm dy gara, të cilat ishin të vlefshme edhe për Kampionatin Evropian) me Mitsubishi Evo 9 është renditur i dyti në Grupin 1, Përparim Dushi me Opel Astra TCR i dyti në Grupin 3, Besfort Bunjaku me Honda Civic i dyti në Grupin 5 dhe Gazmend Demolli me Norma M20 i dyti në CN E2.

Kampionat të shkëlqyeshëm pati edhe garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, i cili është kampion në Grupin D E2 SS.

Përveç kësaj, duhet theksuar se rezultate shumë të mira patëm edhe në Kampionatin Evropian, në të cilin Liridon Kalenderi shkëlqeu duke triumfuar në Shternberk të Kroacisë dhe Buzet të Çekisë derisa Valdet Kaçandolli e ndoqi në tërësi Kampionatin Evropian dhe në fund u rendit i katërti në Grupin 3 e i 18-ti në plasmanin e përgjitshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat