Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” mëngjesin e sotëm në pistën e Las Vegas. Ai dha kohën rekord 1’32”312, duke qenë më i shpejti në pistë në përfundim të sesionit të tretë të provave zyrtare, që ishte spektakolar.
Ai do ta ndajë vijën e parë të nisjes me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, që u klasifikua i dyti. Surprizë është vendi i tretë i Pierre Gasly me Alpine, që la pas makinën tjetër Ferrari të Charles Leclerc, i katërti.
Gjithsesi, vëmendja është te dy pilotët pretendentë par titullin kampion në Formula 1. Max Verstappen me Red Bull u klasifikua në vendin e pestë, duke lënë pas rivalin e tij Lando Norris me McLaren (i gjashti).
Kjo tregon se gara mëngjesin e së dielës ka për të qenë spektakolare mes dy pilotëve dhe jo vetëm. Për Russell ky është “pole” nr.4 në karrierë. Në “top-10” pilotët më të shpejtë edhe Tsunoda, Piastri, Hulkenberg e Hamilton.