Befasi nga Katari

Formula 1

Befasi nga Katari

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 16:12
Pamje nga gara

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka humbur “pole position” që arriti një ditë më parë në pistën e Katar gjatë provave zyrtare në Formula 1. Ai është penalizuar me një pozicion nga komisarët e garës.

Shkak është bërë pengesa që ai i bëri në pistë rivalit të tij të Mercedes, George Russell, në xhiron e fundi të shpejtë që po bënte britaniku, që gjithashtu synonte “pole”. 

Në ato momente, Verstappen po kthehej në garazh dhe nuk hapi krahun, por pengoi Russell që ishte duke dueluar për vendin e parë. Britanlku i Mercedes u rendit i dyti dhe u ankua par atë incident.

Komisarët e garës, pasi verifikuan pamjet televizive, vendosën të penalizojnë me një pozicion Verstappen, që do ta nisë garën nga vendi i dytë. Në të parin do të jetë pikërisht Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat