Sainz i motivuar: Dua të largohem nga Ferrari me titullin kampion për konstruktorë

Formula 1

Sainz i motivuar: Dua të largohem nga Ferrari me titullin kampion për konstruktorë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:45
Sainz

Gara e Abu Dhabi në Formula 1, e fundit e këtij sezoni, është gara e fundit me makinën Ferrari edhe për pilotin spanjoll Carlos Sainz. Ai do të lagohet nga “kokëkuqja” për t’i lënë vendin Lewis Hamilton.

Gjithsesi, para se të zbresë nga makina ditën e diel, ai dëshiron ta mbyllë me nder këtë aventurë. “Kokëkuqja” synon titullin kampion për konstruktorë, teksa ndodhet 21 pikë pas rivalëve të McLaren në renditje.

“Të largohesha nga Ferrari me titullin kampion për konstruktorë të fituar do të ishte gjithçka për mua.

Do të ishte lamtumira perfekte pasi kam dhënë gjithçka në 4 vitet që kam garuar me këtë makinë”, tha Carlos Sainz.

“Nuk dua të them se do të jetë e pamundur, por do të përpiqemi deri në fund.

Mendoj se do të jetë emocionuese dhe intensive, jo vetëm sepse do të jetë gara ime e fundit me Ferrari”, shtoi më tej piloti spanjoll.

“Unë jam i kënaqur me formën në të cilën arrita këtu.

Do të jetë një betejë e ngushtë, jo vetëm mes nesh dhe McLaren, pasi ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh në një sezon kaq të vështirë mes skuadrave më të mira”, tha Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat