Në garën e fundit dhe atë më të rëndësishme të këtij sezoni për Ferrari, që do të vendosë titullin kampion për konstruktorë në Formula 1, piloti monegask Charles Leclerc ka marrë një penalizim prej 10 pozicionesh.
Vendimi i komisarëve të garës ka ardhur pasi mekanikët e “kokëkuqes” kanë ndërruar të gjithë paketën e baterisë në makinën e Leclerc.
Një penalizim që do të rëndojë jo pak në fatin e garës, me makinën italiane që synonte një fitore por që tashmë ndërlikon gjërat.
Pra, për Leclerc, kjo do të jetë një garë në sulm, me shpresën që të grumbullojë sa më shumë pikë.
ai do të shpresojë edhe te fati, të hyrja e makinës së sigurisë. McLaren ka 21 pikë avantzh nd