MekLaren fiton titullin për konstruktorë duke lënë pas Ferrarin

Formula 1

MekLaren fiton titullin për konstruktorë duke lënë pas Ferrarin

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 17:51
Pamje nga festimi

Gara e fundit e Formula 1 për këtë edicion ka rezultuar emocionuese. Lando Norris ia doli që duke e mbyllur i pari në Abu Dhabi t’i japë titullin për konstruktorë MekLaren.

Një arritje e madhe për MekLaren, që ia dolën ta kthejnë çmimin për konstruktorë pas 26 viteve, ndërsa hera e fundit ishte në vitin 1998. Ishin dy pilotët Norris dhe Piastri që i nderuan këtë sezon.

Në anën tjetër dyshja e Ferrarit ndiqte sot me Sanz dhe Leklerk, që nuk e fshehën zhgënjimin. Në përfundim të të gjitha gareve, MekLaren grumbulloi 666 pikë kundrejt 652 të Ferrarit

Red Bull dhe pse me 589 pikë, pa triumfues në fund të këtij edicioni Maks Vershtapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat