Edhe pse shpresoi deri në fund, Lando Norris u detyrua të kënaqej me vendin e dytë për pilotë këtë sezon të Formula 1. Gjithsesi, në fund ai mundi të festojë titullin kampion për konstruktorë me McLaren, një trofe i merituar, që ishte pikërisht ai që ia dhuroi makinën britanike në garën e Abu Dhabi.
“Jam i lumtur që u shpallëm kampionë me McLaren, pasi ky është një vlerësim për të gjithë skuadrën.
Bëmë një punë të pabesueshme, duke menduar se si u rikuperuam nga vendi ku ishim në fillim. Jam krenar për të gjithë. Ka qenë një udhëtim fantastik dhe mbyllja e sezonit në këtë mënyrë është perfekte”, tha Norris.
Duke folur për të ardhmen, piloti britanik i ka idetë e qarta: “Vitin e ardhshëm synimi do të jetë fitimi i titullit të pilotëve.
Kam bërë gabime këtë vit, por gjithashtu kam mësuar shumë nga Max dhe nga kundërshtarët e mi. Mezi pres të provoj sërish vitin e ardhshëm të dueloj për fitimin e të dy trofeve”.