Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, i dha së fundi lamtumirën selisë së Mercedes, për t’u transferuar te Ferrari. Gjithsesi, para se të largohej vendosi të mendojë edhe për pasardhësin e tij të ri, italiani Andrea Kimi Antonelli, i cili është gati për të debutuar sezonin e ardhshëm.
Një gjest i vogël nga ana e pilotit britanik, që i ka lënë një shënim në dhomë të riut italian. “Në Europë është baza jonë e garave, ku shoferët kanë dhomat e tyre.
Pas takimit të fundit me inxhinierët, Hamilton ishte gati për të shkuar në shtëpi, por fillimisht bëri diçka”, thotë koordinatori i Mercedes, Stephen Lord.
“Lewis zbriti shkallët, por pasi arriti në fund ndaloi dhe u kthye pas. Pas dhjetë minutash ai u shfaq përsëri duke thënë:
Mendova se nuk do ta shihja më kurrë atë dhomë. Më vonë hyra në dhomë dhe aty ishte një shënim i gjatë i shkruar me dorë për Kimi Antonelli”, shtoi Lord, që zbulon edhe përmbatjen e letrës.
“Lewis i uroi i pari mirëseardhjen Kimit në dhomën e tij të re, duke i uruar fat. Lewis dha një përshkrim të bukur të skuadrës.
Në veçanti, ai e këshilloi Antonellin që të kujdeset për këtë skuadër, sepse ajo do t’i përgjigjej gjithnjë shqetësimit të tij. Ishte një gjest vërtet i bukur”, tha koordinatori i Mercedes.