Viti 2025 po troket në portë dhe Sharl Lëklerkun e ndajnë vetëm pak kohë nga nisja e punës, ku në krah këtë herë si shok skuadre do të ketë as më pak e as më shumë, por shtatë herë kampionin e botës, Luis Hamilton.
Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Formulës 1, Lëklerk ka bërë bilancin e sezonit që u mbyll në fillim të dhjetorit në Abu Dabi.
“Jam shumë i lumtur sepse mendoj që pjesa e parë e sezonit nuk ishte e lehtë. Na mungoi pak performanca, ndërsa në pjesën e dytë të kampionatit bëmë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht për sa i përket përmirësimeve në ritmin e garës. Ne ishim shumë më afër rivalëve tanë të drejtpërdrejtë dhe në disa gara ndoshta makina më e shpejtë në pistë, kjo falë punës së bërë në shtëpi në Maranelo, falë Karlosit, falë meje dhe ekipit në pistë: ne kemi punuar mirë.
Azhurnimet kryesore të këtij sezoni ishin performanca gjatë fundjavave të jesh në luftë për titullin e konstruktorëve në garën e fundit, duke marrë parasysh nivelin tonë në fillim të sezonit, do të thotë se kemi bërë një punë veçanërisht të mirë. Jam shumë krenar për sezonin që zhvilluam”, shprehet Lëklerk. Piloti monegask nënvizon rritjen konstante gjatë sezonit si dhe nevojën që për të mos bërë hap pas në kalimin nga viti 2024 në 2025- ën.
“Ne në thelb kemi luftuar për titullin në dy raste në tre vitet e fundit, ndërsa në 2022- shin jo mjaftueshëm…
Kjo megjithatë na ka lejuar të rritemi. Unë jam rritur shumë si pilot dhe mendoj se jemi rritur gjithashtu shumë si ekip. Nuk është diçka e dukshme sepse, kur nuk fiton për një kohë të gjatë, përbërja e ekipit ndryshon dhe për shumë njerëz brenda skuadrës ishte hera e parë që Ferrari luftonte për titull.
Në katër vitet e fundit kemi bërë përparim të madh dhe së bashku me Karlosin e shtymë skuadrën përpara. Drejtimi dhe rezultatet flasin vetë, janë të dukshme”, vijon 27- vjeçari, i cili megjithatë kërkon që të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë:
“Ka pasur shumë raste që vitet e mbylljes në mënyrë konkurruese, janë pasuar me sezone të vështira. Përvoja duhet të na ndihmojë të fillojmë vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës, edhe ato që mund të bëhen gjatë pushimeve dimërore. Jemi shumë të motivuar për të bërë mirë në kampionatin që na pret”, deklaron ndër të tjera Lëklerk, i cili e mbylli Botërorin 2024 të Formulës 1, i renditur në vend të tretë, me tri gara të fituara dhe 13 podiume.