Çmimi i Madh i Monakos vjen me ndryshime

Formula 1

Çmimi i Madh i Monakos vjen me ndryshime

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 20:04
Pamje

Për të rritur spektaklin, Fia zyrtarizon dy ndalesa të detyrueshme në pit-stop

Këshilli Botëror i Motor Sportit të FIA-s ka konfirmuar se ekipeve do t'u kërkohet të bëjnë të paktën dy ndalesa në pit-stop në Çmimin e Madh të Monakos, duke filluar nga ky sezon. Garë kjo e cila do të zhvillohet gjatë fundjavës 23-25 maj.

Qëllimi është që gara në Principatë të bëhet më spektakolare.

Duke filluar nga ky botëror i F1, në Çmimin e Madh të Monakos, do të kryhen detyrimisht dy ndalesa në pit stop, pa u ndikuar aspak nga kushtet atmosferike. Këshilli Botëror i Motor Sportit të FIA-s, ka vendosur të pranojë propozimin e Komisionit të F1, i cili synon ta bëjë më spektakolare garën që do të zhvillohet në Principatë gjatë fundjavës 23-25 maj.

Sipas njoftimit zyrtar për shtyp nga FIA, ky vendim vjen me qëllimin kryesor për të rritur spektaklin sportiv të kësaj gare duke pasur parasysh vështirësinë e konsiderueshme të parakalimit në këtë qark, kur siç dihet gara në Monako bëhet në një pistë të improvizuar në rrugët e qytetit.

Ndaj të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në botërorin 2025 të F1, janë të detyruara të bëjnë minimumi dy ndalesa në pis stop për të ndërruar gomat, të cilat do të jenë me dy përbërje të ndryshme, për pistë të thatë ose të largur. Por pilotët por nuk do të jenë të detyruar të përdorin të tre llojet e gomës, siç ishte propozuar fillimisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat