Heerenveen barazon duke iu falënderuar asistimit të reprezentuesit të Kosovës, Ibrahim Dresheviq.
Ai ka qenë ndër më të mirët në fushë dhe e ndihmoi Heerenveenin, që të kthehet me një pikë nga dueli me Den Haag, në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit holandez.
Në minutën e 13-të, Philipp kali në epërsi vendasit, por nuk vonoi as tre minuta (16'), Ibrahim Dresheviq për bukuri asistoi deri të Veerman, i cili nga afërsia barazon 1:1.
Dresheviq ka luajtur 65 minuta dhe është prej me të merituarve për këtë pikë.
Pas javës së 10-të Heerenveen zë vendin e 6-të me 18 pikë, ndërsa Den Haag renditet i 16-ti me 5 sosh.