Real Madridi çuditë, pëson humbje të rëndë si vendas, me rezultat 2:1 nga Alaves-i, në takimin e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjës. Në minutën e 5-të, Perez ka qenë i saktë nga penalltia dhe avancojnë mysafirët, 0:1.
Kur pritej Reali të barazojë, pësojnë edhe golin tjetër pikërisht në minutën e 49-të.
Portieri Courtois ka bërë gabim trashanik, duke ia dhuruar topin Joselu i cili godet nga rreth 20 metra dhe topi përtokë futet në rrjetë, 0:2.

Alaves
Në minutën e 86-të, braziliani Casemiro nga afërsia realizon për 1:2 pas një tollovie, por në minutat e mbetur nuk arritën golin e barazimit.
Reali ka luajtur pa dy lojtarët më të mirë, Karim Benzema dhe Sergio Ramos. Kjo është humbje e rëndë dhe që e bën me dhimbje koke trajnerin Zinedine Zidane.
Pas javës së 10-të, Reali mbetet në pozitën e 4-të me 17 pikë apo 6 me pak se Sociedad, ndërsa Alaves ngrihet në pozitën e 9-të me 13 sosh.