Kosova rezistoi në 45 minutat e parë por jo edhe në pjesën e dytë ndaj Holandës.
Futbollistet e Holandës shënuan fitore me rezultat 6:0 kundër Kosovës, në takimin e xhiros së dhjetë të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian (femrat).
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, ku vendaset treguan lojë më të mirë por edhe përvoja erdhi në shprehje.
Holanda ka shënuar fitoren e dhjetë rresht, duke zënë vendin e parë në grup me pikë maksimale, gjithsej 30 apo me goldallim 48:3, ndërsa Kosova përfundon në pozitën e katërt me 10 pikë, me 3 fitore, 1 barazime e 6 humbje, goldallim 6:28.
Katja Snoeijs shënon het-trik, Jill Roord realizon 2 dhe Lieke Martens 1 gola.
Selektorja e kombëtares së Kosovës, Afërditë Fazlija, megjithatë ka arritur rezultate të mira në kualifikuese,
Holanda-Kosova 6:0
Shënues: Snoeijs (50', 75' e 84’), Round (51' e 83’), Martens (58').
Kartona të verdhë: Syla.
Holanda: Kop, van Es, van der Gragt, van Dongen, Roord, Spitse, Wilms, Kaagman (Pelova 63'), Martens (Jansen 63'), Beerensteyn dhe Snoeijs.
Kosova: Kolgeci, Kryeziu (Grajçevci 64'), Syla, Kastrati, Avdyli, Berisha (An. Rexhepi (89’), Uka, Shala, Halilaj (Lulaj 72'), Biçkaj (Misini 90’) dhe Ag. Rexhepi (Kastrati (64').