Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe për Kampionatin Evropian që luhet në verën e vitit 2021.
“Die Mannschat” konfirmuan se kanë besim të plotë në strategun e tyre, edhe pse humbën 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve.
Por, sipas saj që raporton “Sport1”, Low do t’i bëjë disa ndryshime në skuadrën e “Pancerave”, duke rikthyer Thomas Mullerin, Jerome Boatengun dhe Mats Hummlesin. Tre veteranët munguan në takimin ndaj Furisë së Kuqe, pasi trajneri i Gjermanisë kishte menduar se koha e tyre ka kaluar.
Mirëpo, sipas mediumit gjerman, tre lojtarët do të rikthehet në formacion, për të ndihmuar kombëtaren që të fitojë Kampionatin Evropian.