Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Elbasan Rashani ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe do të jetë i izoluar deri më 9 dhjetor.
Siç raporton klubi i tij Odd, Rashani dhe dy futbollistë tjetër kanë shkallë të vogël të simptomave.
Rashani 27-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit të Norvegjisë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 20 paraqitje.
Covid 19 po infekton disa nga lojtarët në mbarë botën, që po shqetëson tejmase klubet.