Barcelona është gjithnjë dhe më shumë e Ansu Fati.
Siç ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare dhe në rrjetet zyrtare, talenti, aktualisht i dëmtuar, është bërë ortak i klubit dhe do të mund të thotë fjalën e tij në çështjet “politike”.
Ansu Fati dhe familja e tij kanë marrë teserën që iu jepet anëtarëve zyrtarë të Barcelona-s dhe ka të drejtën për të votuar për vendimet e klubit.
Emri i lojtarit të ri, domethënë, lidhet akoma më shumë me klubin që e ka bërë të njohur në skenat e futbollit europian.
Problemi i vetëm: Ansu Fati nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme sepse për ta bërë një gjë të tillë duhet të kesh të paktën një vit si ortak i klubit.
? @ANSUFATI es fa soci del Barça
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) December 3, 2020
Tots els detalls ➡ https://t.co/VEQ49DSfxY
?❤ #ForçaBarça pic.twitter.com/dvZkCJtk9W