Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është duke punuar në rikthimin e tij nga lëndimi!
Shaqiri, së bashku me Alex Oxlade-Chamberlain dhe James Milner janë parë në qendrën e re stërvitore të Liverpoolit, “AXA Training Centre”, teksa punon në rikuperimin e tyre.
29 vjeçari nga Gjilani është duke kaluar një moment të vështirë në karrierë, ku lëndimet e kanë munduar shumë sezonin e kaluar por si duket gjërat duken më mirë tani, dhe ai së shpejti pret të rikthehet në fushë.
Ajo çfarë u ra rënë në sy fansave të Liverpoolit, është ndërtimi muskulor i Shaqes, ku cilësohej si vëllai binjak i legjendës së bodybuilding, Arnold Schwarzeneggerit.