Derbi i javës së 16-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet ditën e diele (nesër) në Gjilan.
Kampioni në fuqi, Drita mirëpret liderin e Superligës, Ballkanin takim ky i cili pritet të zhvillohet më fillim nga ora 13:30.
Sulmuesi i Dritës, Betim Haxhimusa në bisedë me “Sheshin” ka folur para takimit më të rëndësishëm të kësaj jave.
“Jemi të pergatitur maksimalisht për këtë ndeshje, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për arsye se Ballkani është në një formë shumë të mirë”, deklaroj fillimisht Haxhimusa, duke vazhduar:
“Në këtë ndeshje do të futemi vetëm për fitore si në çdo takim edhe në këtë ndeshje”.
28 vjeçari tutje ka shtuar se objektivi i këtij sezoni vjeshtor është që të mbledhin pikë sa më shumë në takimet e mbetura.
“Objektivi është që të marrim sa më shumë pikë në këto ndeshje dhe të ndihmojmë ekipit të shënojm më shumë gola”, përfundoj Haxhimusa.