“Ballon d’Or Dream Team” do të zbulohet së shpejti nga France Football, tashmë janë zbuluar portieri dhe mbrojtësit.
“France Football” ka vendosur që këtë vit, në një formacion 1-3-4-3, të zgjedhë “Ekipin e Ëndrrave”, apo futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.
Sipas të përditshmes franceze, që jep edhe “Topin e Artë”, por këtë vit i ndërprerë shkaku i COVID-19, futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve janë zgjedhur në bazë të votave të 140 gazetarëve nëpër gjithë botën.
Tashmë janë zbuluar portieri, që është legjenda Lev Yachine dhe mbrojtësit, Cafu, Paolo Maldini dhe Franz Beckenbauer.