Jean-Clair Todibo është zyrtarisht futbollist i ri i Nices.
Qendërmbrojtësi francez ishte në huazim te Benfica në Portugali, por që u largua pas hapësirave të pakta që kishte.
Barcelona tani e ka huazuar lojtarin te Nice në Ligue 1, me klubin francez që e ka opsionin për ta blerë atë në verë.
Skuadra katalunase shpreson që Todibo të rikthehet në formën e tij të lartë dhe në verë ta rikthejnë në skuadër.
Nëse francezi nuk këndellet, atëherë Barcelona do ta shesë përfundimisht lojtarin te Nice.